Trump përplaset me gazetarin britanik live: "Je çmendur, por ki kujdes!"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përplasur me një gazetar britanik gjatë një shkëmbimi pyetjesh në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përplasur me një gazetar britanik gjatë një shkëmbimi pyetjesh në Shtëpinë e Bardhë. Incidenti ndodhi gjatë prezantimit të një projektligji nga Trump dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij, i cili synon të u mundësojë qytetarëve të përfitojnë kompensim financiar në rast se raportojnë mashtrime.
Gjatë komunikimit me gazetaret, gazetari britanik, Andrew Feinberg, i drejtoi një pyetje presidentit amerikan, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit. "Nuk e di kush dreqin je, por mirë ki kujdes", iu drejua Trump gazetari, në një moment që u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale.
Përplasja vijoi edhe kur gazetari u përpoku t'i merrte një përgjigje lidhur me planet për rindërtimin e një fushe publike golfi në Washington. Trump reagoi me tone të ashpra, duke i kërkuar t'i heshtte.