Avioni ushtarak rrëzohet në Francë, një pilot vdiq, kërkimet vazhdojnë për anëtarin e dytë
Avioni ushtarak Mirage 2000D i Forcave Ajrore Franceze u rrëzua në Francë, duke vrarë një pilot dhe duke lënë një të dytë të zhdukur.

Një avion Mirage 2000D i Forcave Ajrore Franceze u rrëzua rreth orës 23:00 të martën në Francën veriperëndimore, pranë qytetit Nancy, gjatë një fluturimi stërvitor. Një pilot vdiq, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur anëtarin e dytë të ekuipazhit.
Mbeturinat e avionit u pikasën nga një dron, ndërsa dëshmitarët folën për një shpërthim të fuqishëm dhe një top zjarri që u shfaq në qiellin e natës. Në kërkim po marrin pjesë zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit të forcave ajrore dhe personeli i policisë, si dhe një helikopter.