Netanyahu: Francë është nën pushtim të islamit ekstremist
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Franca është nën pushtim të islamit ekstremist pas incidenteve të dhunshme dhe plaçkitjeve që ndodhën në vendin francez.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën në mbrëmje se Franca, e cila u godit nga incidente të dhunshme dhe plaçkitje gjatë fundjavës, “i ishte dorëzuar pushtimit të Islamit ekstremist”. “Ata nuk u përgatitën me kohë, thjesht hoqën dorë, iu nënshtruan pushtimit të islamit ekstremist “, tha Netanyahu. “Luftoni, mos lëvizni në mënyrë paqësore, luftoni ekstremistët”, tha Netanyahu në përgjigje të gazetarit i cili e pyeti se çfarë këshille do t’i jepte Francës. Kryeministri izraelit tha se e kishte paralajmëruar Presidentin Francez Emmanuel Macron pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit: “Nëse nuk i eliminojmë këtu, do t’i keni në Paris “, i tha ai. “Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh”, pohoi ai. Retorika e Netanyahut i bën jehonë asaj që shpesh përdoret nga politikanë dhe komentatorë të ekstremit të djathtë në Perëndim, të cilët pohojnë pa asnjë bazë se zona të Evropës i nënshtrohen ligjit islamik për shkak të popullatave emigrante që jetojnë atje. Kritikët e këtyre pikëpamjeve flasin për islamofobi. Marrëdhëniet midis Francës dhe Izraelit janë përkeqësuar që kur Parisi njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës në shtator 2025. Kryeministri izraelit e kishte akuzuar Macronin në atë kohë se “po i hidhte benzinë zjarrit të antisemitizmit” në Francë.