Bota
Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare për automjetet elektrike
Kina ka kërcënuar të hakmerret nëse Mbretëria e Bashkuar rrit tarifat për automjetet elektrike kineze, duke u rreshtuar në përputhje me Bashkimin Evropian.

Pekini ka kërcënuar të hakmerret nëse Mbretëria e Bashkuar rrit tarifat për automjetet elektrike kineze, duke u rreshtuar në përputhje me Bashkimin Evropian. Britania po kërkon të veproj në “hap të plotë” me bllokun për të kundërshtuar dominimin e Kinës në tregun e makinave elektrike. Nëse Mbretëria e Bashkuar këmbëngul të vendosë kufizime për automjetet elektrike kineze, Kina do të hakmerret me vendosmëri dhe do të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të industrive kineze.