Doué: "Nuk po dërgojmë asnjë mesazh, thjesht vazhdojmë të punojmë"
Lojtari i PSG-së, Doué, tha se skuadra nuk dërgon asnjë mesazh për rivalët, por vazhdon të punojë dhe të fitojë.

Doué shkëlqeu në ndeshjen kundër Barçës, por ul euforinë duke thënë se skuadra nuk dërgon asnjë mesazh për rivalët. "Nuk po dërgojmë asnjë mesazh. Thjesht do të vazhdojmë të punojmë dhe të fitojmë. Ky është mentaliteti ynë, kjo është filozofia jonë. Do të ketë raste kur do të jetë e vështirë dhe kur nuk do të fitojmë. Do të duhet ta pranojmë këto, por sot arritëm të fitojmë dhe kjo është fantastike", tha ai.
Francezi u dallua jo vetëm për kontributin në sulm, por edhe për angazhimin në fazën mbrojtëse. "Gjithmonë jam mësuar të mbrohem. Nuk është asgjë e re. Të gjithë u përqëndruam sot dhe ishim shumë të përqendruar. Kjo është arsyeja pse fituam", shpjegoi ai.
Për të ruajtur nivelin e lartë pas paraqitjeve të fundit, Doué theksoi rëndësinë e kënaqësisë në lojë dhe përkushtimit maksimal: "Të kënaqesh në fushë, të jepesh gjithçka dhe të bësh gjëra".
Një vlerësim të veçantë ai rezervoi për Lucas Hernandez, të cilin e konsideroi një nga lojtarët më të spikatur të mbrojtjes. "Ai bëri një ndeshje të shkëlqyer. Kishin shumë lojtarë që zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për të. Është dikush që e vlerësoj shumë dhe që më ka ndihmuar shumë që kur kam ardhur te PSG. Performanca e tij ishte e pabesueshme", tha Doué.
I pyetur nëse ndodhet në formën më të mirë të karrierës, francezi nuk e përjashtoi këto mundësi, por pranoi se ka ende hapësirë për përmirësim. "Nuk di nëse jam në formën time më të mirë, ndoshta. Ka ende shumë për të përmirësuar", tha ai.
Në fund, Doué u pyet edhe për duelin individual me talentin e Barçës, Lamine Yamal. Përgjigja e tij ishte e drejtpërdrejtë: "Nuk e pashë duelin. Nuk ishim as në njërin. Ishte PSG kundër Barçës dhe PSG fitoi".