Dani Olmo pritet të humbasë El Clasicon ndaj Real Madridit
Dani Olmo, mesfushori i Barcelonës, është i dëmtuar dhe pritet të humbasë El Clasicon ndaj Real Madridit pas një goditjeje në kofshën e majtë në ndeshjen kundër PSG-së.

Dani Olmo, mesfushori i Barcelonës, është i dëmtuar dhe pritet të humbasë El Clasicon ndaj Real Madridit pas një goditjeje në kofshën e majtë në ndeshjen kundër PSG-së. Humbja 4-2 ndaj Paris Saint-Germain në Paris nuk ishte lajmi i vetëm i keq për Barcelonën. Katalanasit humbën edhe Dani Olmon, i cili u detyrua të linte fushën rreth minutës së 30-të për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Sipas raportimeve paraprake, mesfushori spanjoll pësoi një goditje në këtë zonë, ndërsa ekzaminimet e para ngritën dyshime për një problem në muskulin aduktor të këmbës së majtë. Pas një kontrolli më të detajuar, Barcelona pret t’i nënshtrojë lojtarit teste të tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Megjithatë, në këtë moment, Olmo konsiderohet i përjashtuar për përballjen e së dielës ndaj Real Madridit, në një ndeshje shumë të rëndësishme për katalanasit. Dëmtimi vjen në një moment të pafavorshëm për mesfushorin 27-vjeçar, i cili në përballjen ndaj PSG-së regjistroi ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Barcelonës. Olmo nuk kishte pësuar dëmtim që nga 3 dhjetori, kur pësoi një luksacion të shpatullës pas shënimit të një goli ndaj Atlético Madridit. Ndërsa dëmtimi i fundit muskulor i tij datonte më 10 tetor 2025. Deri në sfidën me PSG-në, mesfushori kishte marrë pjesë në 44 ndeshje radhazi, 32 prej tyre në sezonin e kaluar dhe 12 në sezonin aktual. Tashmë, stafi mjekësor i Barcelonës pret rezultatet përfundimtare të ekzaminimeve për të mësuar më shumë rreth gjendjes së lojtarit dhe mundësisë së rikthimit të tij në fushë.