Sociale
Studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë mësimin
Bojkoti i mësimit është shtrirë edhe në Universitetin e Elbasanit, studentët e cili nuk është zhvilluar.

Studentët në Universitetin e Elbasanit nuk kanë ndjekur mësimin sot, duke u bashkuar me bojkotin që është shpërndarë në të gjithë Tiranën. Edhe pse një pjesë e tyre janë paraqitur në auditorë, mësimi nuk është zhvilluar.
Studentët janë shprehur se e konsiderojnë të turpshme të vijojnë mësimin, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre po vriten në kryeqytet. Nuk ka një njoftim zyrtar për organizimin e një mbledhjeje apo marshimi nga studentët në Elbasan.