Dy shtetas kanosën një 28-vjeçar dhe u arrestuan në Fier
Dy shtetas kanosën një 28-vjeçar dhe u arrestuan në Fier, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Një 34-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi kanosën një shtetas 28-vjeçar, rezident në Itali, duke pretenduar se ky i fundit u kishte borxh. Të dy personat po tentonin t’i merrnin 28-vjeçarit dy automjete në këmbim të borxhit, ku gjatë arrestimit, 34-vjeçarit iu gjet një armë neuroparalizuese. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.