Flick pranon superioritetin e PSG, por nuk e konsideron humbjen vendimtare për sezonin e Barcelonës
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur në ndeshjen kundër PSG, por nuk e konsideron humbjen vendimtare për sezonin e skuadrës.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur në ndeshjen kundër PSG, por nuk e konsideron humbjen vendimtare për sezonin e skuadrës. "Ishte një test për ne dhe pamë se në cilat aspekte duhet të përmirësohemi. Por pamë edhe gjëra të mira. Besoj se ishte një ndeshje fantastike nga të dy ekipet. Bëmë gabime dhe patëm humbje topi që duhet të analizojmë. Paris Saint-Germain tregoi se ishte një skuadër më e mirë se ne. Humbëm, por morëm edhe mësime nga kjo ndeshje", deklaroi Flick.
Flick u ndal edhe te lodhja fizike e futbollistëve, duke shpjeguar se kalendari i ngjeshur dhe problemet me rikuperimin pas udhëtimit nga Sevilla ndikuan në paraqitjen e Barcelonës. "Duhet të kuptojmë se kryen gabime sepse nuk je i freskët. Nuk ishim të freskët. Kisha gjëra fantastike, por ndodhi ajo si në Sevilla dhe nuk kisha rikuperimin e nevojshëm. Por ky nuk është justifikim, është për të kuptuar pse nuk ishim në nivelin më të lartë", shtoi ai.
Megjithatë, pavarësisht disfatës, Flick nuk deshiron që humbja të kthehet në një dramë për skuadrën e tij. Trajneri kujtoi se sezoni është ende i gjatë dhe objektivat madhorë nuk përcaktohen në këtë fazë të garës. "Trofetë nuk fitohen në tetor, Champions League vendoset në qershor", përfundoi trajneri i Barcelonës.