Luis Enrique: Nuk do të mendoj se jemi më të mirët
Luis Enrique, trajneri i Paris Saint Germain, tha se nuk do të mendojë se skuadra e tij është më e mira pas fitores kundër Barcelonës.

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, tha se nuk do të mendojë se skuadra e tij është më e mira pas fitores kundër Barcelonës. "Pashë PSG që shoh gjithmonë -tha Luis Enrique- e prisja të ishte e vështirë kjo ndeshje. Ishte e barabartë, nuk e imagjinon dot nivelin e lartë të Barcelonës deri në momentin që e ke përballë. Me skuadra të një niveli të barabartë apo më të lartë, duhet të përshtatesh."
Luis Enrique largoi euforinë pas kësaj fitoreje duke thënë se do të jetë gabim të mendohet se skuadrat e tij janë më të mira. "Kurthi i parë është të mendojmë se jemi më të mirët apo që jemi specialë -shtoi Luis Enrique që më pas vlerësoi punën e skuadrës së tij- sulmuesit bënë një punë të madhe në mbrojtje. Ishim superiorë në rikuperimin e topit në zonën kundërshtar. Duhet ndihmë për t’i hequr topin Lamine Yamal, Fermin Lopez apo Dani Olmos’."