Aktualitet

Frakturat që la pas Edi Rama

2 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është në një situacion të vështirë pas 13 vitesh të sundimit të tij. Protestat e rëndësishme që kanë ndodhur në Tiranë kanë shkaktuar fraktura sociale dhe armiqësi mes njerëzve dhe ushtrisë së tij. Edi Rama ka mbajtur karrigën dhe ruajtur status quo-në me propagandë, korrupsion dhe lobing.

Foto nga burimi: Frakturat që la pas

Nuk ka dyshim se Edi Rama është në ditët e fundit të pushtetit. Ai arriti ta mbante karrigen dhe ta ruante status quo-në me propagandë, me korrupsion, me lobing. Pas 13 vitesh u zgjua nga iluzioni i sundimtarit dhe kuptoi se njerëzit jo vetëm nuk e duan siç ai mendonte, por e urrejnë. Kjo e futi në një kurs totalisht irracional dhe lunatik.

Qindra protestues kanë provuar në trup inatin e tij. Thyerje kockash, hematoma, asfiksi, trauma, heqje lirie, represion, persekutim, gjithçka që skalionet e forcës kanë mundur të ushtrojnë mbi të rinjtë në Tiranë. Ai po luan me tezën e tokës së djegur: pas meje u bëftë qameti.

Po është një frakturë sociale që ka shkaktuar, e cila do ta mundojë këtë shoqëri për shumë gjasa. Armiqësia që ka mbjellë mes njerëzve dhe ushtrisë së tij. Kur e gjitha të kalojë, dhe shpejt do të ndodhë, kur Edi Rama të mos jetë më sunduesi i urryer që vendos e jep urdhra, helmi që ka injektuar mes nesh do të vijojë të ndotë atmosferën. Paqja dhe kohezioni nuk do të arrihen lehtë.

Studentët, gjimnazistët, të miturit, prindërit dhe të afërmët e tyre, pra shumica absolute e popullsisë, nuk do ta kenë të kollajtë të krijojnë një raport besimi me policinë, me shtetin. Sepse ishin ata, skafandrat, civilët, patronazhistët, që shkaktuan plagë të thella, represion e persekutim në pjesën më të madhe të rasteve, pa arsye, pa shkak, pa motiv, por vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës.

Kjo është një lengatë e thellë që do të kërkojë kohë të shërohet. Por një gjë është e sigurt. Kjo ndasi do të mbahet mend si një dhuratë që Edi Rama, me i korruptuari kryeministër në Evropë, po ia lë Shqipërisë në ditët e fundit të pushtetit të stërgjatur.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.