Kole Laca: Rinia është ajo që çon Shqipërinë në Europë
Këngëtari Kole Laca ka dhënë një mesazh mbështetës për protestën e studentëve në Shqipëri, duke thënë se pa dorëheqjen e kryeministrit, studentët nuk do të dorëhiqen.

Këngëtari i Kole Laca, i grupit “Shkodra Elektronike” ka dhënë një mesazh mbështetës për protestën e studentëve. Në një videomesazh ai shpreh se është rinia ajo që e çon Shqipërinë në Europë. “Pa dorëheqjen e kryeministrit ne nuk dorëhiqemi. Pashë intervistën e studentit në News24”. Ai shtoi se ky student dhe të gjithë shokët e tij janë ata që çojnë Shqipërinë në Europë. Laca tha se policia ka gjuajtur me gaz me ujë pa asnjë provokim dhe se këto të rinj nuk e kishin problem me këtë gjë. Ai shpreh respekt për këta të rinj dhe thotë se duhet të vazhdojnë me shpresa dhe pa u larguar.