Pedagogia Enkelejda Olldashi: Rama është një "one-man show" dhe e bën shumë bukur atë rol
Pedagogia Enkelejda Olldashi ka mbështetur studentët në protestë dhe ka kritikuar mënyrën e kryeministrit Edi Rama të komunikuar me publikun.

Pedagogia Enkelejda Olldashi ka marshuar sot në mbështetje të studentëve, duke përcjellë një mesazh të fortë për rininë, protestën dhe mungesën e dialogut me qeverinë. Ajo u shpreh se pedagogët duhet të ishin bashkuar me studentët që në ditën e parë të protestës, duke thënë se prania e tyre në shesh është një mënyrë për t’u treguar të rinjve se nuk janë vetëm në kërkesat dhe kauzën e tyre.
Olldashi kritikoi gjithashtu mënyrën se si kryeministri Edi Rama komunikon me publikun, duke e cilësuar atë si një formë monologu dhe jo dialogu. Ajo ironizoi edhe angazhimin e kryeministrit në politikë, duke thënë se mund t’i rikthehet një ditë Akademisë së Arteve.
Në përfundim, ajo u ndal te rëndësia e reagimit të të rinjve, duke theksuar se përtej protestës dhe revoltës, kjo lëvizje duhet të shërbejë edhe si një thirrje për reflektim.