BE-ja heton për fushata të huaja dezinformimi gjatë trazirave në Francë
Autoritetet evropiane po shqyrtojnë rolin e rrjeteve sociale në përhapjen e dhunës dhe dezinformimit gjatë trazirave në Francë dhe vende të tjera evropiane. Llogari proruse dhe të ekstremit të djathtë kanë shpërndarë video të manipuluar ose të paraqitura jashtë kontekstit për të nxitur dhunën dhe kaosin.

Autoritetet evropiane po shqyrtojnë rolin e rrjeteve sociale në përhapjen e dhunës dhe dezinformimit gjatë trazirave në Francë dhe vende të tjera evropiane. Sipas Financial Times, llogari proruse dhe të ekstremit të djathtë kanë shpërndarë video të manipuluar ose të paraqitura jashtë kontekstit për të nxitur dhunën dhe kaosin.
Ekspertët vlerësojnë se pas një pjesë të përmajtjes së shpërndarë mund të qëndrojnë edhe aktorë të lidhur me Iranin dhe Algjerinë. "Duam të përcaktojmë se deri në çfarë masë platformat po bashkëpunohen", deklaroi një zyrtar i Bashkimit Evropian.
David Colon, studiues në institutin francez Sciences Po dhe ekspert i dezinformimit, deklaroi se persona me ndikim në rrjetet sociale, të afërt me Kremlinin dhe të lidhur me operacionin rus Storm-1516, kanë shfrytëzuar ngjarjet për të përhapur një sërë pretendimesh të rreme.
Storm-1516 njihet si një operacion dezinformimi dhe ndikimi psikologjik, që sipas studiuesve mbështetet nga shteti rus. Colon përmendi gjithashtu rrjetin rus të ndikimit Matryoshka, por theksoi se personat prorusë që veprojnë në rrjetet sociale nuk kanë organizuar protestat dhe nuk ka prova se kanë ndikuar në zhvillimin e tyre.
Disa qeveri evropiane, përfshirë ato franceze, u kanë kërkuar shërbimeve të inteligjencës të hetojnë nëse agjentët rusë kanë luajtur rol aktiv në nxitjen e dhunës në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të mëdha.
Një zyrtar i lartë evropian i inteligjencës deklaroi se deri tani hetuesit nuk kanë siguruar prova konkrete për veprime të tilla provokuese. Sipas tij, operacionet ruse të dezinformimit duket se kryesisht reagojnë ndaj ngjarjeve dhe zhvillohen në hapësirën digjitale. Megjithatë, ai nënvizoi se hetimet franceze ndodhen ende në fazat fillestare.
Në Itali, ku gjatë fundjavës pati gjithashtu protesta të dhunshme, vëçanërisht në Milano, ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto i lidhi trazirat me atë që e konsideronte si një formë të luftës hibride.
"Dikush po zhvillon një luftë hibride kundër vendeve tona, duke përdorur mijete jokonvencionale të quajtura TikTok, rrjeta sociale dhe YouTube, ndërkohë që Perëndimi nuk e kupton ose nuk reagon", deklaroi Crosetto.
Komisioni Evropian zhvilloi këtë javë takime me autoritetet franceze për të diskutuar bashkëpunimin me platformat e rrjeteve sociale, përfshirë platformën X të Elon Musk, ku mesazhe raciste dhe përmbajtje që nxisin dhunën kanë marrë një përhapje të gjerë.
Edhe në Belgjikë, ku protestat u shoqëruan gjatë fundjavës me përplasje të dhunshme, autoritetet parashikuan të shqyrtojnë rolin e TikTok, platformës në pronësi kineze.
Sipas një përfaqësuesi të Ministrisë së Brendshme belge, autoritetet rregullatore po u kërkojnë gjithashtu platformave të tregtisë elektronike, si Amazon dhe Vinted, të bllokojnë shitjen e produkteve për të cilat ekzistojnë dyshime se vijnë nga plaçkitjet.
Gazeta Financial Times identifikoi disa llogari në rrjetet sociale që kishin publikuar përmbajtje të dhunshme, përfshirë video që paraqiteshin në mënyrë të rreme si pamje nga Francë dhe që kishin grumbulluar miliona shikime.
Në një rast, një llogari në platformën X me rreth 5 miliona ndjekës kanë shpërndarë video të dhunshme që paraqiteshin si pamje nga Parisi.