LIVE- Studentët hedhin karriget te Kryeministria, protestuesit i mbështesin me duartrokitje: Jo dialog!
Studentët kanë hedhur karriget e vendosura përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit e pranishëm i kanë mbështetur me ovacione dhe duartrokitje. Veprimi është shoqëruar me thirrjet “Jo dialog!”, në kundërshtim të ftesës së kryeministrit Edi Rama për të biseduar me të rinjtë. Studentët, të mbështetur edhe nga pedagogët, vijojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.