Aktualitet
Ministria e Drejtësisë merr masa për të mbrojtur institucionin nga protestat e dhunshme
Ministria e Drejtësisë ka marrë masa për të mbrojtur institucionin nga protestat e dhunshme që kanë vazhduar për 8 ditë.

Ministria e Drejtësisë ka marrë masa si pasojë e protestave të dhunshme që kanë vazhduar për 8 ditë. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, vihet re se kanë vendosur dritare hekuri në mënyrë që ky institucion t’i shpëtojë sulmeve të protestuesve.
Prej një jave që ka nisur protesta e dhunshme, protestuesit kanë sulmuar institucione të ndryshme shtetërore, banka të nivelit të dytë si dhe biznese private.