Aktorja e "Rebelde" vdes në moshën 39-vjeçare
Aktorja dhe këngëtare braziliane Lua Blanco, e njohur për rolin e Robertes në serialin "Rebelde", ka vdekur në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Aktorja dhe këngëtare braziliane Lua Blanco, e njohur për rolin e Robertes në serialin "Rebelde", ka vdekur në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Familjarët e saj kanë konfirmuar se ajo kishte luftuar me sëmundjen gjatë muajve të fundit të jetës.
Lua Blanco u bë e njohur për publikun e gjerë përmes personazhit të Robertes në versionin brazilian të serialit "Rebelde", i transmetuar në vitet 2011-2012. Ajo ishte gjithashtu pjesë e grupit muzikor të krijuar nga projekti televiziv, duke ndërtuar një lidhje të vëllazërishtë me fanët e serialit.
Pas suksessit të "Rebelde", aktorja vijoi karrierën në ekran, duke u bërë pjesë e produksioneve të tjera televizive, mes tyre "Pecado Mortal" dhe "A Força do Querer". Përveç aktrimit, ajo u angazhua edhe në muzikë dhe fusha të tjera krijuese.
Lajmi për vdekjen e saj shkaktoi trishtim te kolegët dhe fanët. Mes artistëve që shprehën ngushëllimet e tyre ishin edhe Sophia Abrahão dhe Arthur Aguiar, me të cilët Lua kishte ndarë eksperiencën në serialin që i dha famë.