11 të arrestuar, në pranga edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë
11 persona janë arrestuar dhe 33-vjeçari Emin Kokalari është në prangë për sulmin ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Pas protestat e djeshme në Tiranë, Policia ka arrestuar 11 persona, të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës. Për shtatë të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Ndërkohë, në një rast tjetër i lidhur me protestat, është arrestuar edhe 33-vjeçari Emin Kokalari, i dyshuar se ka marë pjesë në sulmin ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, të ndodhur tri ditë më parë. Gjatë këtij incidenti, protestuesit hodhën gurë, lëndë piroteknike dhe bomba molotov në drejtim të komisariatit. Si pasojë e sulmit, mbeten të lënduar 10 efektivë të Policisë. Emrat e personave të arrestuar janë bërë publik: Ermal Progni, Gëzim Karruli, Fernando Bahushi, Eugent Balla, Sajmir Dollapi, Enialdo Buci, Anxhelo Demollaj, Loris Zacaj dhe Elis Brahimi. Deri tani janë bërë të ditur nëntë emra nga 11 personat e arrestuar për protestën e djeshme. Nëntë emra të personave të arrestuar janë bërë publik. Ndërsa, identitetet e dy të miturve nuk publikohen. "Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje: - u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 29 vjeç, G. K., 24 vjeç, F. B., 19 vjeç, E. B., 23 vjeç, S. D., 52 vjeç, E. B., 27 vjeç, A. D., 23 vjeç, L. Z., 18 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, si dhe dy shtetas të mitur; - u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas. Ndërkohë, në vijim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, për identifikimin dhe kapjen e personave që sulmuan punonjësit e Policisë dhe godinës së Komisariatit të Policisë Nr. 3 me lëndë piroteknike, gurë e bomba molotov, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në godinën e Komisariatit, si dhe duke dëmtuar 10 punonjës policie, u identifikua dhe u ndalua shtetasi E. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se gjatë tubimit, tri ditë më parë, ka dëmtuar me sende të forta ambientet e këtij komisariati. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë të rendit publik", "Prishja e qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë të rendit publik", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve", "Mbjatja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".