Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK për depozitimin e një kallëzimi
Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të depozituar një kallëzim. Ai ka sqaruar se paraqitja e tij nuk është si pasojë e një thirrjeje nga institucioni për ndonjë çështje tjetër.

Në një postim në rrjetet sociale, Qerimaj ka shkruar: "Sqarim për opinionin publik: Sot jam paraqitur pranë SPAK-ut për të depozituar një kallëzim nga ana ime. Dua të sqaroj se nuk jam thirrur me fletëthirrje për të paraqitur për ndonjë çështje tjetër!"