Aktualitet
Protesta në Tiranë: Tubuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe rigrumbullohen te Kryeministria
Protestuesit kanë nisur të largohen nga Ministria e Arsimit dhe rigrumbullohen te Kryeministria, duke vazhduar protestat në tone paqësore në Tiranë.

Protestuesit kanë nisur që të largohen nga Ministria e Arsimit, për t’u zhvendosur sërish te Kryeministria. Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme të protestës, ditën e sotme nuk ka patur sulme ndaj Ministrisë apo dhe ndaj policisë. Nuk ka patur përplasje me gurë, molotov, ujë dhe gaz lotsjellës.