Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen drejt Kryeministrisë
Protestuesit kanë nisur të largohen nga ambientet e Ministrisë së Arsimit për të zhvendosur sërish drejt Kryeministrisë, ku pritet të vijojë tubimi dhe kërkesat e tyre.

Protesta e pedagogëve nisi rreth orës 10:00 të paradites, kur ata u mblodhën përpara Universitetit Politeknik, duke bojkotuar procesin mësimor në shenjë mbështetjeje për studentët dhe kërkesat e tyre. Pas grumbullimit fillestar, protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku vijuan tubimin. Më pas, ata vendosën të largohen nga institucioni dhe të rikthehen përpara godinës së Kryeministrisë. Tubimi i sotëm shënon ditën e nëntë të protestës, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë mobilizimin për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Deri në këtë fazë, protesta është zhvilluar e qetë, pa tensionet dhe incidentet që kanë shoqëruar disa prej tubimeve të mëparshme.