Protestat në Tiranë: Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë
Protestat në Tiranë kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit po i trajton fëmijët dhe adoleshentët e përfshirë në valën e protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protestat në Tiranë kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit po i trajton fëmijët dhe adoleshentët e përfshirë në valën e protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Video të publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë policë që sulen disa të rinj dhe i goditur me shkopinj gome. Njëri prej tyre, i cili pretendonte se ishte vetëm 13 vjeç, dëgjohet duke thirrur se është vetëm.
Ato kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit po i trajton fëmijët dhe adoleshentët e përfshirë në valën e protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë protestave në Tiranë dhe në disa qarqe të vendit, janë arrestuar 300 persona, përfshirë 33 të mitur. Ndërkohë, 559 persona janë proceduar penalisht, mes tyre 171 të mitur.
Në total, 204 të mitur janë arrestuar ose proceduar penalisht, duke përmbërë gati një të katërtën e 859 personave të përfshirë në këto dy kategori.
Megjithatë, kjo shifër nuk pasqyron domosdoshmërisht numrin e plotë të të miturve që janë shoqëruar në komisariate dhe janë liruar pa masa të mëtejshme, pasi procedimi penal nuk kërkon në çdo rast shoqërimin fizik të personit në polic.
Gati gjysma e të arrestuarit janë të moshës 18 deri në 24 vjeç.
Protestat, të nisura nga studentët dhe të mbështetura më pas nga gjimnazistët, janë nxitur nga pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesës së perspektivës dhe kostos së lartë të jetës. Por ndërsa demonstratat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme dhe dëmtime të pronës, reagimi i policisë ndaj pjesëmarrësve më të rinj ka nxjerrë në pah shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të fëmijëve.
Autoritetet e justifikojnë përdorimin e forcës me nevojë për të ruajtur rendin publik, por dëshmitë e familjarëve dhe shkeljet e evidentuara nga organizatat e të drejtave të njeriut ngrenë pikëpyetje mbi proporcionalitetin e ndërhyrjeve dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e të miturve.
Vetëm gjatë protestave të të hënës, më 19 tetor, Avokati i Popullit evidentoi 18 të mitur të shoqëruar në polic, ndërsa disa prej tyre pretenduan se ishin dhunuar nga efektivët.
Ahmet Prenci, komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit, deklaroi të martën se monitorimi i ambienteve të policisë kishte evidentuar ankesa për dhunë fizike dhe verbale ndaj personave të ndaluar, përfshirë fëmijë.
“Në komisariatin nr. 1, pesë nga tetë të miturit e ndaluar pretenduan dhunë fizike dhe verbale nga punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha Prenci. “Në dy prej tyre u konstatuan shenja të dëmtimit fizik”.
Sipas tij, institucioni kishte marrë gjithashtu një ankesë për dhunë ndaj një të mitur në Bllokun e Sigurisë.
Monitorimi evidentoi edhe shkelje të garancive procedurale. Të miturve nuk u ishte dhënë formulari i të drejtave, ndërsa gjashtë prej tyre ishin regjistruar në regjistrin e të rriturve.
Prenci kujtoi se Konventa për të Drejtat e Fëmijëve kërkon trajtim human dhe respektim të nevojave të vëçanta të personave nën moshën 18 vjeç.
“Dhuna ndaj një të mitur në shoqërim është shkelje absolute dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo rast”, theksoi ai.
Megjithatë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, mbrojti veprimet e forcave të rendit, duke pretenduar se policia kishte “zbatoi standardet dhe ligjet në fuqi” gjatë ndërhyrjeve.
“Policët nuk marrin parasysh moshën e atyre që gjuajnë me molotov dhe mjete të tjera në momentin e ndërhyrjes”, i tha Demo BIRN-it në një bisedë telefonike.
Ai shtoi se autoritetet ishin të hapura ndaj hetimit të çdo rast të raportuar për abuzim nga punonjësit e policisë.
Apeli për hetimin e dhunës ndaj të miturve
Protestat e nisura nga studentët u bashkuan edhe nga të tjerët.