Rama: Nuk ka pengesë për çështjen e detit, por është një procedurë e vështirë
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka pengesë për çështjen e detit me Greqinë, por se është një procedurë e vështirë dhe që duhet të ndjeket me kujdes.

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median grek "Open" dhe u pyet nga gazetari Argyris Ntinopoulos për çështjen e detit me Greqinë. Rama tha se nuk ka pengesë për çështjen, por se është një procedurë e vështirë dhe që duhet të ndjeket me kujdes.
"Nuk po na pengon asgjë. Thjesht jemi duke punuar bashkarisht me qeverinë greke në shumë drejtime. Nuk është aq e lehtë sa duhet. Thua se do shkosh në Hagë, por kjo është një procedurë dhe ne duhet ta ndjekim atë. Dhe duhet të kemi një kornizë të përbashkët. Po punojmë për këtë," tha Rama.
Rama nuk e ndau një afat konkret për çështjen, por tha se jemi në një komunikim të ngushtë me qeverinë greke dhe po punojmë bashkarisht.