Bayern Munich shpërbleu spekulimet për Topin e Artë me një shpjegim
Bayern Munich ka shpërbleu spekulimet për Topin e Artë me një shpjegim, duke thënë se postimi i tyre nuk kishte asnjë lidhje me çmimin prestigjioz individual.

Bayern Munich ka publikuar një fotografi të Harry Kane, sulmuesit anglez, në rrjetin social X, duke e shoqëruar me mbishkrimin "Pothuajse është koha për shfaqje". Mesazhi u interpretua nga një pjesë e tifozëve si sinjal se Bayern mund të kishte informacion për çmimin prestigjioz individual.
Tifozët kanë ngritur pyetje nëse drejtuesit e klubit dinin diçka që publiku ende nuk e kishte mësuar. Por pas reagimeve në rrjetet sociale, Bayern Munich ka sqaruar se postimi nuk kishte asnjë lidhje me "Topin e Artë". Sipas klubit, fotografia synonte të promovonte përballjen e së martës kundër Arsenalit në Champions League.
Megjithatë, spekulimet vijnë në një periudhë kur emri i sulmuesit anglez përmendet në diskutimet për çmimet më të rëndësishme individuale në futboll, krahas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe. Ndërkohë, përballja me Arsenalin ka një rëndësi të veçantë për Kane, i cili ka një histori të gjatë kundër skuadrës londineze që nga koha kur luante me Tottenhamin.