Aksident fatal në SHBA: Gruaja drejtonte makinën duke shikuar porno dhe shkaktoi vdekjen e një burri
Një aksident fatal ndodhi në SHBA, pasi një grua, 44-vjeçare, drejtonte makinën duke shikuar porno dhe shkaktoi vdekjen e një burri, 66-vjeçar.

Një aksident fatal ndodhi në SHBA, pasi një grua, 44-vjeçare, drejtonte makinën duke shikuar porno dhe shkaktoi vdekjen e një burri, 66-vjeçar. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi më 12 qershor 2026, në autostradën ndërshtetërore I-15, pranë qytetit Levan. Gruaja, Christine Chao, nga Rosemead, Kaliforni, po drejtonte një SUV blu në një zonë ku punimet në rrugë kishin shkaktuar trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadalta të automjeteve. Dy makinë kishin ulur shpejtësinë për shkak të trafikut, kur automjeti që drejtonte Chao u përplas nga pas me një makinë të bardhë. Përplasja e shtyu këto të fundit drejt një SUV-je të zezë. Të tre automjetet përfunduan jashtë rrugës.
Vdekja e burrit, Scott LaVar Litchfield, 66 vjeçar, nga Fillmore, Utah, i cili ndodhej si pasagjer në makinën e bardhë, u transportua në spital, por ndërmori jetë nga plagët e marra. Gjatë hetimeve, policia konstatoi mungesë të gjurmëve të frenimit në rrugë, një element që ngriti dyshime se drejtuesja nuk kishte reaguar në kohë përpara përplasjes. Autoritetet sekuestruan telefonin celular të Chao-s dhe, pasi siguruan autorizimin përkatës gjyqësor, analizuan të dhënat dixhitale të pajisjes.
Sipas materialeve të hetimit, analiza tregoi se ajo kishte aksesuar një faqe interneti me përmbajtje pornografike më pak se dy minuta përpara aksidentit. Ky zbulim u konsiderua një element i rëndësishëm në hetimin mbi shpërqendrimin e mundshëm gjatë drejtimit të automjetit. Megjithatë, të dhënat e bërë publike tregojnë aksesin në faqen e internetit pak para aksidentit, por nuk provojnë në vetvete se ajo po shikonte video në kohën e sakte të përplasjes.
Christine Chao përballet me një akuzë të rendë penale në lidhje me vdekjen e Litchfield, e cila lidhet me përdorimin e një pajisjeje celulare gjatë drejtimit të automjetit. Sipas informacioneve të publikuara, ndaj saj nuk ishte lëshuar urdhër arresti, por ishte lëshuar një thirrje për t'u paraqitur në gjykatë.