"Berisha dha urdhër të zhdukjes së Remzi Hoxhës, flet djali i tij: 31 vite padrejtësi, kërkojmë eshtrat e babait"
Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, ka deklaruar se familja e tij ka 31 vjet që kërkon eshtrat e të atit, të cilin ai beson se u vra nga regjimi i Sali Berishës.

Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, ka folur për drejtësinë e munguar në rastin e të atit, duke thënë se familja e tij ka 31 vjet që kërkon eshtrat e tij. Hoxha ka deklaruar se përgjegjësia për rastin u është atribuuar katër personave, ndërsa në shkallën e dytë të gjykimit faji i është atribuuar Ilir Kumbaros. Ai është shprehur se nuk kishte pritur zgjidhje nga Berisha, duke pretenduar se regjimi i tij e ka vrarë të atin. Hoxha ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, edhe në Serbi janë gjetur eshtrat, ndërsa për rastin e Remzi Hoxhës mungon vullneti politik për zbardhjen e plotë të çështjes. Ai ka thënë se familja e tij ndien dhimbjen dhe bashkëndien indinjatën e qytetarëve në Shqipëri për mungesën e drejtësisë.