Deputeti i Vetëvendosjes kritikon Ramën: "Vetëm gjykatat marrin vendime të tilla"
Deputeti i Vetëvendosjes Nezir Kraki ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për vendimet e tij që kufizojnë liritë bazike të qytetarëve në Shqipëri.

Deputeti i Vetëvendosjes Nezir Kraki ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për vendimet e tij që kufizojnë liritë bazike të qytetarëve në Shqipëri. Kraki ka thënë se në Shqipëri kryeministri po merr vendime që kufizojnë liritë bazike të qytetarëve, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian vendime të tilla merren vetëm nga gjykatat.
Kraki ka shkruar në një postim në social media: "Dmth ne Shqiperi vet kryeministri merr vendime qe kufizojne lirite bazike te qytetarit. Ne vende te BE per te cilat ky flet, vetem gjykatat kane marrin vendime te tilla. Ku po mendon se eshte kryeminister ne Rusi".
Kjo kritikë vjen në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta dhe kryeministri Rama ka deklaruar se personat që pretendojnë se marrin pjesë në mënyrë paqësore duhet të ndalojnë protestat.