Rama: Dua dialog me këdo që beson se jam i keq
Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, ku do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik.

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në datat 21 dhe 22 tetor. Samiti do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë, me fokus në forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivave evropiane të vendeve të rajonit.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama ka treguar një komunikim me një student protestues. "Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq, ama dhuna është një armik i lirisë së të gjithëve", tha Rama.