Korreshi: Me 50 mln eurot që vodhi Balluku do ndryshonte jeta e studentëve, Ramës i ka ardhur fundi
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi tha se me 50 milionë euro që vodhi Balluku, do të ndryshonte jeta e studentëve. Ai shtoi se Ramës i ka ardhur fundi dhe se elita ndodhet sot në shesh.

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë euro që vodhi Balluku, do të ndryshonte jeta e studentëve. Korreshi theksoi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai shtoi se elita ndodhet sot në shesh dhe se kryeministri do largohet. Korreshi theksoi se të shtunën do të ketë pjesëmarrje masive. Ai tha se protesta e pedagogëve i ka dhënë bukuri protestës dhe se kolapsi në institucione mund të sjellë ndryshimin. Korreshi shtoi se kur flet elita, duhet të themi “stop” dhe se ata e dinë se me 50 milionë euro që vodhi Balluku te Tuneli i Llogarasë do kishin ndryshuar jetën e studentëve. Ai shtoi se sistemi arsimor sot është vunerabël dhe nëpër fshatra dy vetë janë nëpër klasa. Korreshi tha se ka një kolaps të sistemit arsimor dhe pedagogët e dinë shumë mirë se çfarë vështirësish kanë studentët në Tiranë. Ai shtoi se Ramës i ka ardhur fundi dhe se mendoj se e shtuna do jetë ditë e veçantë, do ketë pjesëmarrje të madhe.