"Protesta kombëtare do të ketë pjesëmarrje masive, edhe mjekët duhet të bashkohen"
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka thënë se protesta kombëtare e lajmëruar për të shtunën pritet të ketë pjesëmarrje shumë të madhe. Ai ka thënë se studentët dhe pedagogët duhet të ishin bashkuar edhe me mjekët për shkak të kushteve të cilat ndodhet shërbimi shëndetësor.

"Protesta e shtunën do të jetë një pjesëmarrje shumë e madhe. Po shikojmë gjithandej një organizim që po ndodh. Përveç studentëve dhe pedagogëve duhet të ishin bashkuar edhe mjekët, sepse kemi një shërbim shëndetësor baterërdi. Hiq mjekët, pjesën tjetër e përfaqësojnë patronazhistët. Këta po lozin me buken e tyre.
Rama del në mëngjes dhe thotë pllakat e trotuarit do t'i paguajnë prindërit. Mirë, por kjo që nesër do të gjykohet a do të marrin ato miliarda? Po atyre 5D-ve a do t'ju marrin ato hotele. Të gjitha këto hajdutët e tij a do t'i rikuperojnë në 7 breza dhe t'u kthejnë shqiptarëve ato që ju ka vjedhur. Po krimi i organizuar që këtu pastron para në çdo lloj mënyrë", tha Korreshi.