Mallkimi i Tiranës: Nga LaCivita te Grenell, amerikanët që u afruan me Ramën e Berishën dhe i 'gjeti belaja'
Personazhë amerikane që kanë qenë të lidhur me Edi Rama dhe Sali Berishën janë përfunduar në qendër të skandaleve politike dhe financiare në SHBA.

Dikush përfundoi në burg, dikush në hetim, dikush humbi postin dhe dikush tjetër u gjet në qendër të skandaleve politike dhe financiare. Një varg personazhësh amerikanë që kanë qenë të lidhur me Edi Rama dhe Sali Berishën janë përfunduar në qendër të skandaleve politike dhe financiare në SHBA. Rasti më i fundit është ai i Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Ballkanin dhe një prej figurave të afërt me presidentin Donald Trump.
Grenell është një emër i njohur edhe në politikën shqiptare, veçanërisht për Marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Të dy kanë ruajtur kontakte të afërt ndërmjet viteve, ndërsa Rama e ka pritur Grenellin disa herë, përfshirë edhe takime private.
Në Tiranë, Grenell është trajtuar si një mik i rendësishëm amerikan i kryeministrit, një personazh me lidhje të drejtpërdrejta në rrethin politik të Trump dhe me ndikim në çështjet e Ballkanit.
Por tani Grenell është vetë në qendër të një çështjeje të ndjeshme në Washington. Sipas një investigimi të Axios, të publikuar më 19 tetor, Shtëpia e Bardhë po shqyrton pretendimet se Grenell, gjatë drejtimin e Qendrës Kennedy, kishte ofruar akses te Trump dhe aktivitete të rendësishme në këmbim të një donacioni shumëmilionësh.
Në qendër të mosmarrëveshjes janë një transfert prej 17.6 milionë dollarësh dhe pretendimet për një donacion prej rreth 5.6 milionë dollarësh që nuk figuron në institucion. Grenell i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar absurde.
Ironia është se njeriu që në Tiranë pritej si një prej miqve më me ndikim të Ramës në Amerikë, tani duhet të japë shpjegime brenda vetë administratës amerikane.
Nëse Grenell është përfunduar në hetim, ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal e ka kaluar për kohësh atë fazë. McGonigal, i cili zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama dhe u përfshi në një rrjet kontaktesh shqiptare, u dënua në SHBA për fshehjen e marrjes së 225 mijë dollarëve nga një person me lidhje me qeverinë shqiptare.
Në shkurt 2024, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi dënimin e tij me 28 muaj burg për këtë çështje. Ai u përfundua edhe me një dënim për shkeljen e sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska.
Nga zyrat e FBI-së në Nju Jork, te takimet në Tiranë dhe më pas drejtësia amerikane: karriera e McGonigal mori një kthesë që politikën shqiptare do ta kishte të vështirë ta shpjegonte me një konferencë shtypi.
Chris LaCivita, konsulenti që Berisha e solli si trofe dhe Trump e qortoi publikisht. Chris LaCivita erdhi në Shqipëri si një prej emrave më të rendësishëm të fushatës së Donald Trump. Sali Berisha e angazhoi për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke e paraqitur bashkëpunimin si dëshmi të lidhjeve të tij me botën republikane amerikane.
Por në tetor 2026, LaCivita u gjet në qendër të një skandali në Washington. The New York Times raportoi se ai dhe James Blair kishin ofruar shërbime politike për drejtuesit e Republikës Srpska në Bosnje-Herçege, të lidhur me Milorad Dodikun.
Trump reagoi publikisht, duke deklaruar se nuk ishte në dijeni të angazhimeve të tjera të këshilltarëve dhe se do t'i ndërpriste marrëdhënieve me ta nëse konstatonte konflikt interes.
Kështu, konsulenti që në Tiranë shërbente si argument për afërsinë e Berishës me Trump, në Washington u bë arsye që vetë Trump të kërkonte shpjegime.