Rusia kërcënon Japoninë pas dërgimit të dronëve në Ukrainë
Rusia ka kërcënuar Japoninë me masa të ashpra pas dërgimit të dronëve në Ukrainë, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë masa kundër saj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se Moska ka burimet e nevojshme për të ndërmarrë masa kundër Japonisë. Ajo ka përsëritur qëndrimin e Moskës se objektet e prodhimit të armëve në territorin ukrainas konsiderohen objektiva legjitime për sulme ruse. Njoftimi i Terra Drone-s vjen në një kohë kur Ukraina po kërkon të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake dhe teknologjike për t’u përballur me pushtimin rus. Hollësitë për llojin dhe numrin e dronëve të dërguar nuk janë bërë të ditura. Paralajmërimi i Moskës shton tensionet me Japoninë, e cila ka mbështetur Ukrainën dhe ka dënuar pushtimin rus, në koordinim me vendet e tjera të G7-s.