Reporteri i EPP për Shqipërinë: Të rinjtë duan fundin e korrupsionit
Reporteri i Partisë Popullore Evropiane për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka bërë një reagim për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.

Reporteri i Partisë Popullore Evropiane për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka bërë një reagim për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë. Ai thekson se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime dhe duan llogaridhëniet, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Kovatchev shtohon se zërat e tyre duhet të degjehen dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht. "Të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhëniet, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Zërat e tyre duhet të degjehen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet", thotë reagimi i tij.