Eurodeputeti i PPE-së: Të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë sesa premtime
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë, duke bërë thirrje që zëri i të rinjve të degjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht.

Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë, duke bërë thirrje që zëri i të rinjve të degjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Kovatchev ka theksuar se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë sesa premtime, duke vënë në dukje nevojën për llogaridhëniet, luftën kundër korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të mbështetur në parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
“Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhëniet, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shprehet eurodeputeti.
Kovatchev ka kërkuar gjithashtu respektimin dhe mbrojtjen e së drejtës së qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, duke nenvizuar se kërkesat e tyre nuk duhet të shpërfillen.
“Zërat e tyre duhet të degjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet”, thekson ai.
Reagimi i eurodeputetit vjen në një kohë kur studentët dhe qytetarët në Tiranë po vijojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilit e akuzojnë për keqkëmbësje dhe skandale korrupsioni.
Në mesazhin e tij, Kovatchev përqendrohet te rëndësia e llogaridhënies, respektimit të lirive demokratike dhe garantimit të së drejtës për kundërshtim paqësor.