RedBird Capital Partners synon të blejë 70% të klubit saudit për rreth 267 milionë dollarë
RedBird Capital Partners synon të blejë 70% të klubit saudit për rreth 267 milionë dollarë, ndërsa Cristiano Ronaldo pritet të përfshihet si aksioner me 20%.

RedBird Capital Partners, kompania që zotëron AC Milan, ka zhvilluar të paktën dy takime me fondin saudit PIF për blerjen e 70% të aksioneve të klubit saudit. Vlera e përfolur e marrëveshjes është rreth 267 milionë dollarë, por negociatat janë ende në fazën fillestare dhe nuk ka asnjë garanci se do të përfundojnë me sukses.
Cristiano Ronaldo, i cili luan aktualisht për klubit saudit Al-Nassr, mund të bëhet edhe pronar i klubit. Ai pritet të përfshihet si aksioner me 20% përmes kompanisë së tij të investimeve, CR7 Sports Investments. Ronaldo ka blerë së fundmi edhe 25% të klubit spanjoll Almería.
Ndërkohë, PIF po shlyen rreth 213 milionë dollarë borxhe të Al-Nassr për të lehtësuar shitjen e klubit. Pas Al-Hilal, Al-Nassr pritet të jetë klubi i radhës saudit që kalon drejt pronësisë private, në kuadër të strategjisë së re për të tërhequr investime dhe për ta bërë futbollin saudit më të qëndrueshëm financiarisht.