Rusia zhvillon luftë hibride psikologjike kundër Evropës
Eksperti Ledion Krisafi ka deklaruar se Rusia po zhvillon një luftë hibride psikologjike kundër Evropës, duke përdorur propaganda në rrjetet sociale dhe nxitur tensione dhe përçarje brenda shoqërive perëndimore.

Eksperti Ledion Krisafi ka komentuar strategjinë e Rusisë ndaj vendeve evropiane, duke përmendur se Bashkimi Evropian po ndërgjegjësohet për mënyrën se si Rusia mund të shfrytëzojë zhvillimet e brendshme politike dhe sociale të vendeve evropiane për të krijuar destabilitet.
Sipas Krisafit, propaganda ruse në rrjetet sociale është zgjeruar, ndërsa një pjesë e përdoruesve nuk arrijnë të identifikojnë origjinën dhe qëllimin e përmbajtjeve që shpërndahen në internet. Ai përmendi Francën si një nga vendet ku ka një numër i madh llogarish në rrjetet sociale me lidhje me Rusinë.
Krisafi argumentoi se Moska synon të shfrytëzojë protestat dhe pakënaqësitë ekzistuese, duke nxitur elementë që mund të kontribuojnë në krijimin e kaosit. Ai tha se pamjet e protestave dhe tensioneve të ditëve të fundit në Francë dhe Britani mund të krijojnë perceptimin e një situate shumë më të rëndë, duke ndikuar në mënyrën se si qytetarët e perceptojnë stabilitetin e vendeve të tyre.
Krisafi tha se BE tani ka filluar të kuptojë se çfarë mund të bëjë Rusia dhe se Rusia është në një moment industrial të veprimit sa i përket rrjeteve sociale. Ai tha se Rusia po mundohet të mundë kundërshtarin në këtë rast Evropën, psikologjikisht, duke shohur një Evropë që deri diku është e demoralizuar dhe po mundohet të gjejë zgjidhje.