Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ka urdhëruar ushtrinë dhe Mossadin të përmbysnin regjimin iranian.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ka urdhëruar ushtrinë dhe Mossadin të përmbysnin regjimin iranian. “Direktiva ime për Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Mossadin dhe aparatit mbrojtës është të përmbysin regjimin në Iran”, tha Netanyahu gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve oficerë të IDF-së të mërkurën pasdite. Regjimi iranian ende nuk e ka nxjerrë mësimin, sipas Netanyahu. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka vendosur të ndjekë gjurmët e të atit dhe ka zhbllokuar armën. Izraeli ka intensifikuar përgatitjet e tij për sulme të mundshme kundër regjimit islamik në javët e fundit. Dhjetëra avionë luftarakë dhe aeroplanë furnizimi me karburant izraelitë fluturuan mbi Siri dhe Irak drejt kufirit iranian në fillim të kësaj jave.