Senatorja Elissa Slotkin: Të ndalet dhuna në Shqipëri! Qeveria ka detyrim të mbrojë protestuesit nga dhuna e tepruar dhe të luftojë korrupsionin!
Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka lëshuar një reagim zyrtar mbi situatën e tensionuar dhe aktet e dhunës në Shqipëri, duke theksuar se qeveria shqiptare ka detyrim të respektojë sundimin e ligjit dhe të mbrojë protestuesit nga dhuna e tepruar.

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka lëshuar një reagim zyrtar mbi situatën e tensionuar dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, duke reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët amerikanë me origjinë shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, senatorja Slotkin theksoi se e drejta për të protestuar dhe llogaridhënia institucionale janë gurë themelorë të demokracisë. Ajo tha se qeveria shqiptare ka për detyrë të respektojë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit kundër përdorimit të tepruar të forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe t’i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.