PPE: Tensionet në Shqipëri duhet të trajtohen përmes dialogut dhe angazhimit demokratik
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar për përsëritjen e protestave disa ditëve të fundit në Tiranë dhe ka theksuar se dhuna dhe sulmet ndaj institucioneve publike nuk kanë vend në një demokraci.

Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me përsëritjen e protestave disa ditëve të fundit në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, PPE thekson se dhuna dhe sulmet ndaj institucioneve publike nuk kanë vend në një demokraci. PPE ndan mesazhin se tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe çdo pretendim për përdorim të tepërt të forcës duhet të hetohet me hollësi, ndërsa organet ligjzbatuese duhet të veprojnë në çdo kohë në mënyrë proporcionale. Tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri që jep llogari, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe mundësi për një të ardhme më të mirë brenda vendit.