Sport
Bayerni i përgjigjet Arsenalit në pjesën e parë, Reali në avantazh në Champions
Bayerni barazon 1-1 me Arsenal në pjesën e parë të Champions, ndërsa Real Madrid fiton 1-0 ndaj Leipzig.

Përfundojnë pjesët e para të Champions. Bayern po barazon 1-1 me Arsenal, në një ndeshje të luftuar. Anglezët shënuan të parët me Eze, ndërsa u kundërpërgjigjën vendasit, me anë të Davies. Në sfidat e tjera, Inter po has vështirësi ndaj Shakhtar, pasi rezultati është 0-0. Real Madrid po fiton 1-0 ndaj Leipzig, ndërsa Aston Villa po kryeson 2-0 ndaj Viking. Nuk ka gol te Betis-Feyenoord, sakaq Brugge-Lens është 1-0.