Kurti kërkon mbështetjen e BE-së për statusin kandidat të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar me komisioneren evropiane përkundër zgjerimit, Marta Kos, në Shën Stefan të Malit të Zi, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komisioneren evropiane për zgjerimin, Marta Kos, në Shën Stefan të Malit të Zi, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit. Kurti ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kurti ka shkruar në rrjetet sociale pas takimit: "Takimin e parë në Shën Stefan në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, e pata me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Me institucione plotësisht funksionale Kosova do t'i përshejtoj reformat. Javën e kaluar miratuam ligjin e fundit për integrim në SEPA, që do t'u kurrsejë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës rreth 58 milionë euro në vit, ndërkohë shpejt fillojnë negociatat për "Roam like at Home" për t'ju bashkuar zonës pa tarifa shtesë. Përparimi ynë demokratik, përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta dhe linjëzimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së duhet të reflektohen në hapa konkretë.
Është e rëndësishme dhe e nevojshme, mbështetja proaktive e Komisionit për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Në Procesin e Berlinit, Kosova i ka ratifikuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë ato për njohjen e diplomave, të cilat duhet të zbatojnë të gjithë, përkatesisht edhe fqinji ynë verior, Serbia".