Dy viktima dhe dy të plagosur në një sulm në Arabinë Saudite
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm në Arabinë Saudite, pasi mbetjet e një droni të interceptuar ranë pranë një strukture në fushën e naftës Shaybah.

Një sulm i rëndë ndodhi në Arabinë Saudite, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Sulmi u bë pasi një dron, që dyshohet se synonte një objekt të rëndësishëm të infrastrukturës energjetike, u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes. Mbështet e dronit ranë në zonën përreth, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas raportimeve, dy personat që humbën jetën ishin shtetas të Filipineve dhe Nepalit, ndërsa të plagosurit janë shtetas të Pakistanit dhe Indisë. Deri më tani, nuk është bërë e ditur se nga erdhi droni dhe kush qëndron pas sulmit të dyshuar.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi objektivin e saktë apo rrethanat e incidentit. Pavarësisht ngjarjes, operacionet në fushën e naftës Shaybah vijojnë normalisht dhe nuk është raportuar për ndërprerje të prodhimit. Fusha ndodhet në lindje të Arabisë Saudite dhe është një nga zonat e rëndësishme të prodhimit të naftës në vend.