Kronikë
Sulmi me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me dron në Arabinë Saudite.

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të hënën nga rënia e mbetjeve të një droni që synonte një strukturë në fushën e naftës Shaiba, në Arabinë Saudite. Droni u kap nga sistemet e mbrojtjes, njoftoi Ministria Saudite e Energjisë. Sipas ministrisë, dy viktimat ishin nga Filipinet dhe Nepali, ndërsa dy të plagosurit ishin nga Pakistani dhe India. Në deklaratë nuk u specifikua origjina e dronit. Ministria bëri të ditur se sulmi nuk pati ndikim në operacionet në fushën e naftës.