Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër paqes se kurrë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër paqes se kurrë. Ai tha këtë gjë duke komentuar lirimin nga pala ruse të Steven Hubbard, një mësues në pension i cili ishte arrestuar pasi luftoi në anën e Ukrainës.
Trump tha se ky zhvillim erdhi pas një bisede që pati me presidentin rus, Vladimir Putinin për përfundimin e luftës, duke shtuar se Rusia “nuk dha asgjë në këmbim”. Ai tha se ai tha, “A mund ta lironi Stephen Hubbard?” dhe tani ai është duke u kthyer.
Më parë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin shprehu vlerësimin e tij se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit. “Konflikti ukrainas po i afrohet fundit”, tha Yuri Ushakov. “Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me perspektivat e përfundimit të konfliktit.
Ai tha gjithashtu se Rusia është gati të rifillojë bisedimet trepalëshe me SHBA-në dhe Ukrainën në mesin e nëntorit. Bisedimet ka të ngjarë të mbahen në Abu Dhabi.