Protesta e ulët para Kryeministrisë, pa përplasje me policinë
Protesta e ditës së nëntë para Kryeministrisë u karakterizua nga pjesëmarrja e ulët, ku pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin të mitur.

Protesta e ditës së nëntë para Kryeministrisë u karakterizua nga pjesëmarrja e ulët, ku pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin të mitur. Përgjatë disa orëve, protestuesit kërcyen, realizuan video dhe fotografi, për t’u larguar më pas nga sheshi. Këtë herë, nuk pati përplasje me policinë, por tensionet u zhvendosën mes vetë protestuesve. Pamjet tregojnë momentin kur, pas një konflikti mes njëri-tjetrit, disa protestues godasin me grushte në fytyrë një burrë. Pas disa orësh, protesta u mbyll pa incidente me uniformat blu.