Reshjet shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
Reshjet pritet të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe të vijojnë deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët.

Reshjet pritet të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe të vijojnë deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët. Në veriperëndim të territorit, ato parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar.
Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpas here dhe me intensitet të ulët, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit, në formën e episodeve lokale. Sa i përket kushteve atmosferike, era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejsi mesatare prej 6 m/s. Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, ajo pritet të arrijë shpejsi deri në 10 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-3 balle.