Kërcënimet e Rama: Eurodeputetja Strolenberg: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore
Kryeministri Rama ka kërcënuar se do t'u ndalohet hyrja në BE qytetarëve që marrin pjesë në protesta, ndërsa eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar duke cilësuar pretendimet si të pavërteta.

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë se do t'u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos dekurajohen nga ushtrimi i së drejtës për tubim.
“Jam informuar se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i rremë! Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për t’u mbledhur në mënyrë paqësore. E di që situata është shqetësuese këto ditë. Qëndroni të sigurt!”, shkruan eurodeputetja Anna Strolenberg në postimin e saj në rrjetet sociale.