Reshjet dhe vranësira për të nesërmen në Shqipëri
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme për të nesërmen, duke sjellë vranësira dhe reshje shi në disa zona të territorit.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme për të nesërmen, duke sjellë vranësira dhe reshje shi në disa zona të territorit. Reshjet pritet të nisin në orët e para të 24-orëshit dhe të vijojnë deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët. Në veriperëndim të territorit, ato parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar.
Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpas here dhe me intensitet të ulët, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit, në formën e episodeve lokale.
Sa i përket kushteve atmosferike, era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.
Ndërkohe, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-3 balle.