Kuvendi mblidhet pas protestave të dhunshme, Rama ikën jashtë vendit
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për seancën e plenarë, në një klimë të tensionuar pas protestave të dhunshme të zhvilluara në fund të ditëve të fundit.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për seancën e plenarë, në një klimë të tensionuar pas protestave të dhunshme të zhvilluara në fund të ditëve të fundit. Kjo është seanca e parë parlamentare që nga fillimi i protestave, dhe vëmendja pritet të përqendrohet në situatën e krijuar në vend dhe reagimi i institucioneve për zhvillimet e fundit.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Gjatë kësaj interpelance pritet të diskutohet për menaxhimin e protestave, veprimet e Policisë së Shtetit dhe përplasjet e regjistruara në ditët e fundit.
Rendi i ditës përfshin gjithashtu dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Përveç interpelancave, deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje, si dhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk pritet të marrë pjesë në seancën parlamentare, pasi ndodhet në Budva të Malit të Zi, ku zhvillon një takim zyrtar.
Seanca e sotme pritet të shoqërohet me diskutime mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për zhvillimet e fundit politike dhe sociale në vend. Interpelanca me ministrin e Brendshëm pritet të jetë një nga pikat kryesore të debatit parlamentar.