Aktualitet

Deputetja Sara Mila: Studentët protestues kërkojnë karrierë të shpejtë në administratë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Deputetja socialiste Sara Mila ka deklaruar se studentët protestues kërkojnë karrierë të shpejtë në administratë, por ajo i këshillon atyre të kenë durim, të fitojnë përvojë dhe të mos presin një karrierë të menjëhershme.

Foto nga burimi: Sara Mila zbulon problemin e studentëve protestues: Kërkojnë karrierë të shpejtë në administratë

Deputetja socialiste Sara Mila ka zgjedhur t'u shpjegojë studentëve që prej nje të nesërsh protestojnë se një prej problemave të tyre është dëshira për të hyrë shpejt në administratën publike.

Një deklarata për mediat ajo foli për vështirësitë e punësimit pas universitetit, mungesën e meritokracisë dhe ndikimin e njohjeve dhe të konjukturave partiake.

"Ka një tendencë për të deshiruar dhe për të patur direkt një karrierë në administratë", deklaroi Mila.

Por, kur flet për meritokracinë dhe rrugëtimin profesional, vëmendjen e tjerheq edhe historia e vetë deputetes socialiste. Sara Mila u bë e njohur publikisht dy vite më parë, pasi u raportua se kishte marrë 100% të votave në burgun e Peqinit. Sot, nga karrigia e deputetes, ajo u shpjegon të rinjve se duhet të kenë durim, të fitojnë përvojë dhe të mos presin një karrierë të menjëhershme.

"Nuk mendoj se kemi mësuar shumë këto 9 ditë, se sa kemi mësuar në 140 ditë të tjera protesta në bulevard me flamingot. Aty janë disa studentë, problemet e tyre vijnë kryesisht të mbartura. Kemi të bejmë me një gjeneratë tjetër. Nga komunikimet që kam me studentët dhe të rinjtë dy janë problemet kryesore: E para lidhet direkt me punësimin, me një trampolinë mes përfundimit të studimeve dhe nisjes së karrierës në tregun e punës", tha Mila.

"Ka një tendencë për të deshiruar dhe për të patur direkt një karrierë në administratë. Kjo nxit menjëherë një zig-zag mendimesh, konfliktesh, argumentesh, sa i përket këtij procesi. Ka nga ata që thonë se ky proces ndiqet pa meritokraci, ka nga ata që thonë duhet të kesh njohjet e duhura dhe konjukturat partiake për të penetruar në administratë. Ky është një debat që ekziston dhe ka ekzistuar më parë", u shpreh deputetja e PS.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.